Vendosni fjalën kyçe....

Miliarderi danez humbet tre fëmijët gjatë sulmeve terroriste në Sri Lanka


Sulmet terroriste në Sri Lanka të dielën e Pashkëve, u morën jetën 290 personave dhe lanë të plagosur 500 të tjerë.

“Daily Mail” shkruan se Miliarderi danez Anders Holch Povlsen, aksioneri më i madh i firmës së njohur të veshjeve “ASOS” ka humbur tre nga katër fëmijët e tij në sulmet terroriste të Sri Lankës të dielën e Pashkëve.

Vetëm disa ditë para sulmeve shkatërruese, një nga fëmijët e Povlsenit, Alma, publikoi një foto të pushimeve me vëllain dhe motrat e saj pranë një pishine.

Nuk dihet akoma se cilët prej katër fëmijëve të Povlsenit kanë vdekur.

Povlsen është martuar me Anne Storm Pedersen. Çifti u takua kur Anne filloi të punonte në shitjet për Bestseller.

Ai është njeriu më i pasur i Danimarkës, ndërsa babai i tij ia kaloi pronësinë e zinxhirit të shitjes me pakicë të rrobave ndërkombëtare “Bestseller” kur ai ishte vetëm 28 vjeç.