Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen tre konteinerët me kokainë në Maltë, ishin nisur drejt Shqipërisë


Bllokohet sërish një sasi e madhe droge në Maltë, e cila kishte si destinacion Shqipërinë. “MaltaToday.com” shkruan se autoritetet doganore, kanë bllokuar 144 kilogramë kokainë të shtunën e cila ishte fshehur në 3 konteinerë në ‘FreePort’, ndërsa vlera e saj përllogaritet në 15.7 milionë euro.

“Droga ishte ndarë në 120 pako, me peshë totale 144 kg. Ajo u zbulua brenda njësisë së kompresorit të ftohësit në të tre konteinerët”, -thanë autoritetet.

Sipas mediave në Maltë, dy konteinerët e parë nga Amerika e Jugut po kalonin nëpër Maltë në rrugën e tyre drejt portit të Durrësit në Shqipëri. Ata përmbanin 20 pako kokainë secili, me peshë 48 kg dhe një vlerë monetare prej 5.4 milionë euro.

Në konteinerin e tretë që vinte po nga Amerika e Jugut po kalonte nëpër Maltë në rrugën drejt portit të Bar-it në Mal të Zi. Zyrtarët e Doganave thanë se gjetën 80 pako kokaine me peshë 96 kg, me një vlerë prej 10.8 milion eurosh me destinacion Malin e Zi.

Deri më tani, janë konfiskuar nga departamenti doganor këtë vit 750 kg kokainë, me vlerë 83.9 milionë euro.