Vendosni fjalën kyçe....

Serbia kërkon rritjen e rolit të Rusisë në dialogun me Kosovën


Serbia është duke kërkuar një rol më të madh rus në negociatat e inicuara nga Bashkimi Evropian me Kosovën. Por kjo mund të ndikojë në prishjen e mëtejme të marrëdhënieve me të shtetit ballkanas me perëndimin, shkruan agjencia amerikane e lajmeve Fox News.

“Serbia nuk mund të mbrojë interesat e shtetit pa ndihmën nga Federata ruse”, tha ministri i punëve të jashtme serbe Ivica Dacic pas një takimi me homologun e tij Sergey Lavrov, të mërkurën në Moskë.

Dacic gjithashtu tha që Serbia “nuk mund të bëjë asgjë pa u konsultuar me rusinë së pari”.

Bisedimet për normalizim të marrdhënieve kanë ngecur pasi që Kosova ka vënë taksën 100% mbi produktet e importuara nga Serbia, të cilën Beogradi zyrtar dëshiron të largohet.

Ndërsa Serbia dhe Kosova nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, SHBA dhe shumica e shteteve perëndimore e kanë njohur dhe përkrahur atë.

Edhe pse Serbia formalisht kërkon antarësim në BE, ajo vazhon të mbajë marrëdhënië të mira me Rusinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *