Vendosni fjalën kyçe....

Ndërhyrja tinëzare te Bregu i Lumit, si po i rrafshon qeveria shtëpitë (FOTO/VIDEO)


 

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, IKMT nxorri  banorët e Bregut të Lumit nga banesat për t’i shembur ato.

Deri më tani janë shembur tre banesa, ndërsa parashikohet të shemben edhe katër të tjera.

Por gjatë gjithë kësaj kohe, policia po i mban mediet larg, në një perimetër sigurie rreth 100 metra nga vendi ku po shemben banesat, në mënyrë që skenat e përplasjeve të mos filmohen.

Edhe banorëve iu janë sekuestruar celularët, në mënyrë që të mos filmonin, duke na lënë kështu në terr informativ. Edhe banorët si gazetarët, qëndrojnë jashtë perimetrit të vendosur nga policia. Pranë tyre janë edhe ish-deputetë të opozitës.

Ish-deputetët Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari të cilët po qëndrojnë pranë banorëve të Bregut të Lumit, janë konfliktuar fizikisht me policinë. Ish-deputetët e PD-së dhe LSI-së po qëndrojnë rreth 100 metra larg vendit ku po shemben banesat, pasi as ata policia nuk i lejon të afrohen më shumë.

Konflikti nisi kur një prej banorëve kërkoi të nxirrte rrobat dhe mobiliet e veta nga banesa që po i shembej, pasi në mëngjes ishte shoqëruar në komisariat dhe nuk kishte patur mundësi t’i ruante ato. Por policia nuk pranoi./Hashtag.al