Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë (VIDEO)


 

Një shpërthim më tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:30 te dera e një lokali në lagjen “Rilindja”. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse ishte vendosur në afërsi të lokalit në pronësi të shtetasit me inicialet Servet Zyberi. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

“Më datë 11.04.2019, rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zyberi ka deklaruar se ai nuk ka konflikte me njeri, por policia ka nisur të hetojë për konfliktet që mund të ketë i biri./Hashtag.al