Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen gazsjellësi në Meksikë, flakët deri në 15 metra të larta (FOTO/VIDEO)


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në gazsjellësin e Leonit në Meksikë. “RT” shkruan se shpërthimi ndodhi gjatë nxjerrjes së paligjshme të karburantit mbrëmjen e së shtunës.

Departamenti i Zjarrifikësve në Leon ka publikuar fotografitë e zjarrit të madh në mediat sociale, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonës.

Sipas raporteve të medias lokale, banorët e provincave të Providencia-s dhe Timoteo-s po përpiqeshin të vidhnin lëndë djegëse nga tubacioni, në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Një kompani që ndodhej aty pranë u evakuua menjëherë, sapo stafi dëgjoi shpërthimin para se të fikeshin dritat. Ata thanë se flakët e zjarrit ishin rreth 15 metra të larta.

Zjarrfikësit arritën të kontrollojnë flakët, dhe fatmirësisht nuk janë raportuar viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *