Vendosni fjalën kyçe....

Gigi Hadid vlerësohet me çmimin “Power of Women” për punën e saj me UNICEF


Supermodelja Gigi Hadid është vlerësuar të premten me çmimin “Power of Women” nga Variety. Supermodelja 23-vjeçare, e cila ka bërë fushatë për marka të tilla si Marc Jacobs, Prada dhe Chanel, njihet edhe për punën e saj gjatë dy viteve të fundit si ambasadore e UNICEF-it.

Hadid përmendi fuqinë e mediave sociale, një mjet që ajo e përdori gjatë udhëtimit në Bangladesh, kur vizitoi një kamp refugjatësh që strehonte njerëzit e Rohingya-s, grupin etnik me shumicë myslimane që po iknin në Myanmar.

“Edhe me jetët e tyre të lëna në harresë, këto gra dhe vajza kishin një dëshirë për të bërë më shumë, për të qenë më shumë dhe për t’u arsimuar e për të përmirësuar jetën e tyre.”, tha Hadid.

Ylli i pasarelave shfrytëzoi  famën e saj për të promovuar dhe frymëzuar për një botë më të mirë.

“Po, ne mund të bëjmë bamirësi. Ne mund t’i ndihmojmë ata. Çdo donacion shpëton jetë dhe ndihmon njerëzit. Janë qenie njerëzore po ashtu si ne. Bëhuni zë për dikë, mbështesni dikë, inkurajoni dikë, tregoni dikujt se si ata ju frymëzojnë.”, tha Hadid.

Në fjalën e saj, Hadid falënderoi të gjitha gratë në jetën e saj që hapën rrugën për të, duke përfshirë mamanë e saj.