Vendosni fjalën kyçe....

Emigrantë nga Britania në protestë: Të mos mbetemi më delja e zezë e Europës! (VIDEO)


Në protestën e sotme të opozitës do të marrin pjesë edhe emigrantë. Naim Hasani i ardhur nga Britania e Madhe është njëri prej tyre. Hasani ka deklaruar para kamerave se ai proteston kundër një regjimi kriminal që sipas tij është vendosur në vend dhe për një Shqipëri në BE.

Ai shton se kërkon që shqiptarët të mos mbeten më “delja e zezë e Europës”.

“Ata që rrinë në Amerikë, Kanada, Australi kanë arsye shumë të forta për të protestuar sot kundër Rilindjes, kundër instalimit të regjimit kriminal të Rilindjes në Shqipëri. Populli, shpirti, demokracia, liria, barazia dhe drejtësia, duhet të triumfojnë në Shqipëri.

Shqipëria dhe shqiptarët të mos mbeten më delja e zezë e Europës, por të përparojmë, të ecim përpara si anëtarë me të drejta të plota të BE-së, përfshirë edhe të drejtën për të votuar si qytetarë të lirë.

Unë kam ardhur nga Britania, si kryetar i PD-së në Britani dhe bashkë me mua kanë ardhur dhe emigrantë të tjerë, të cilët kërkojnë që në Shqipëri të vendoset liria, në Shqipëri të vendoset e drejta e votës, shqiptarët të mos kenë nevojë të largohen dhe të emigrojnë përditë e ta lëshojnë Shqipërinë, por të ndërtojnë Shqipërinë këtu, bashkë, si qytetarë të lirë të Europës. Ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë, qytetarë të ndershëm që ti bashkohen protestës”, tha protestuesi nga Britania.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *