Vendosni fjalën kyçe....

Tela me gjemba, autobot me ujë – Policia blindon Kuvendin nga “frika për protestë”


Policia ka rrethuar godinën e Parlamentit, ku pritet të betohen sot 5 deputetë të rinj të opozitës.

Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00 dhe pavarësisht se nga ana e opozitës nuk ka patur ndonjë thirrje apo lajmërim për protestë, efektivët e policisë janë vendosur në gatishmëri si në seancat e fundit të cilat janë shoqëruar me protesta. Për më tepër, kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Dibër ku pritet që sot të zhvillojë një takim me banorët e zonës.

Megjithatë, policët kanë vendosur një kordon sigurie para godinës së Parlamentit për çdo rast. Është bllokuar gjithashtu pedonalja, nuk mungojnë as telat me gjemba rreth Kuvendit, ndërsa brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë ngjitur me Parlamentin, janë repartet speciale. Një autobot me ujë është gati, në rast se do të mblidhen protestues, për shpërndarjen e tyre pa përdorur gazin lotsjellës.

Në seancën e sotme priten të betohen pesë deputet të rinj, Lefter Maliqi, Elda Hoti, Edlira Hyseni,  Ediola Braha dhe Majlinda Halilaj./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *