Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit rikthen “Mbretin”, prezantohet sot në mbrëmje


Zinedin Zidan do kthehet sërish te Reali i Madridit. Të paktën kështu raportojnë mediat spanjolle.

Sipas “AS” dhe “Marca”, francezi do marrë sërish drejtimin e ekipit pas një kampionati të dobët dhe eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve.

Ata raportojnë se Zidan do prezantohet sot me lojtarët, të cilët i ka stërvitur në fakt deri pak muaj më parë. Ai do marrë vendin e Solarit, i cili qëndroi vetëm pak kohë në detyrë duke zëvendësuar të larguarin Lopetegui.

46-vjeçari është një nga teknikët më të suksesshëm te madrilenët duke qenë se 3 sezone nën drejtimin e tij, Reali arriti të fitojë 3 Liga Kampionësh,  si asnjë trajner tjetër më parë duke hyrë në histori.

Zidan pritet të nisë menjëherë nga puna për ndërtimin e ekipit të ri duke qenë se me largimin e Kristiano Ronaldos, të tjerë lojtarë pritet ta pasojnë.

Këtë sezon madrilenët nuk kanë më asnjë synim për të arritur pasi janë jashtë çdo objektivi dhe gjithçka duhet të bëjnë është të ruajnë një vend në treshen e kreut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *