Vendosni fjalën kyçe....

Policia britanike rreh burrin e paarmatosur, videoja shikohet 2.8 milionë herë brenda 24 orësh


Një filmim që shfaq disa oficerë policie duke goditur në mënyrë të përsëritur një person të paarmatosur që ka vënë duart në kokë është bërë virale në rrjetet sociale.

Megjithatë videoja ka shkaktuar jo pak debat duke qenë se policia pretendon se bëhet fjalë për një lajm të rremë.

Videoja 8 sekondëshe tregon një grup të oficerësh me uniformë që rrethojnë një burrë më ngjyrë dhe e godasin papushim në kokë ndërkohë që ai përpiqet t’i shmangë.

Klipi është shikuar më shumë se 2.8 milionë herë brenda 24 orësh nga çasti që u publikua në “Twitter”.

Teksa oficerët e godasin, njëri prej tyre mbyll derën duke i dhënë fund filmimit.

Policia britanike ka nisur një hetim për ngjarjen në fjalë dhe ka deklaruar se ka mbledhur kamerat e trupit të oficerëve për të mbledhur sa më shumë prova. 6 policë janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve thuhet në një njoftim zyrtar të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *