Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk jemi këtu për t’u rrahur!” – Mjekët e QSUT-së në protestë: Punojmë nën presion, nuk paguhemi!


Mjekët e Spitalit Universitar Nënë Tereza, janë ngritur në protestë, kundër dhunës. Pas rastit të dhunës së koleges së tyre, mjekët shprehet se ndihen

“Jemi në mbështetje të koleges sonë, për shkak se është dhunuar në ambientet e punës. Janë shërbime të zgjatura e të lodhshme. Kolegia po komunikonte një vendim të qeverisë që të gjitha urgjencat të kalonin në spitalin e Sanatpriumit. Kaq ka mjaftuar që familjari i pacientit të ushtr. Jemi në presionin e kërcënimeve, të dhunimit ndaj familjarëve. Nuk jemi ata që e kanë shkaktuar këtë gjë dhe të vuajmë këto pasoja.

Ne jemi këtu për të, jo për të qenë shënjetër e dhunës dhe jo për të punuar nën presionin e vazhdueshëm.”, tha një mjeke.

Ajo shtoi se jo për të gjitha shërbimet që ofrojnë paguhen.

“Jo të gjithë paguhen sepse varen nga kontratat të cilat ne kemi me shtetin. Ka shumë specializantë të cilët nuk paguhen. Shërbimet 24 orëshe janë të papaguara.”, shton mjekja.

Nga ana tjetër, mjekët e pranojnë se shpeshherë bëhen gabime apo nuk arrijnë t’u përgjigjen dot në kohë pacientëve, për shkak të fluksit dhe orareve të zgjatura në punë.

“Është vetë kultura shëndetësore që kanë njerëzit, që vijnë në urgjencë në momentin e fundit. Mbingarkesa, turn nate, ezaurohesh mendërisht, fizikisht dhe mund të gabosh.

Sa vijnë aty, duan zgjidhje brenda minutit, ndërkohë që e lënë veten në atë gjendje. Jemi gjatë gjithë kohës nën presion, fizik, psikologjik. Jashtë vendit nuk ndodh si këtu tek ne.

E para kërkojmë sigurinë fizike. Nuk jemi këtu për t’u rrahur. Te ketë polici 24 orë dhe polici që na mbron

Pjesën e pagesave të rojes, që në gjithë botën paguhen mjekët specializantë.

Ata e dinë si është situata. Një ditë më pas dhunës së koleges tonë, u godit kolegu ynë në Lezhë. Para një jave te infektivi, para ca ditësh në Durrës. E para është siguria për jetën tonë njëherë.”, tha mjeku.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *