Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në mes të Tiranës, makinat përplasen keq në rrugën bosh (FOTO)


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku dy makina janë përplasur keq me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orën 6:20, në rrugën Ibrahim Rugova, në hyrje të Bllokut, pranë urës së Lanës.  Një automjet tip ‘Golf’ me targa AA701 HJ u përplas me një ‘Mercedez Benz S’ me targa AA522TD.

Në momentin kur ndodhi aksidenti rruga ishte pothuajse bosh.  Për fat të mirë nga aksidenti nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme material, sikurse shihet edhe në fotot e mëposhtme.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *