Vendosni fjalën kyçe....

“S’mund të lëpijmë atë që kemi pështyrë” – Shtohen tensionet Turqi-SHBA


Ankaraja nuk është skllave e një Amerike në të cilën Uashingtoni vendos se cilin sistem armësh mund të blejë Turqia, tha presidenti turk, Erdogan, duke theksuar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 të Rusisë, sipas planifikimit.

Qëndrueshmëria e Ankarasë kundër presionit të SHBA-së mbi blerjen e sistemeve S-400 mbetet e fortë, tha të mërkurën Presidenti Rexhep Tajip Erdogan duke theksuar se Turqia është një vend sovran që ka të drejtën të zgjedhë partnerët e saj tregtarë dhe furnizuesit e armëve.

“Ka marrë fund. Nuk mund të ketë kurrë një kthim prapa. Kjo nuk do të ishte etike, do të ishte imorale. Askush nuk duhet të na kërkojë të lëpijmë atë që pështyjmë”, i tha Erdogan Kanal 24.

Duke pretenduar nevojën për të mbrojtur ndërveprimin e NATO-s dhe për të fshehur karakteristikat teknike të pajisjeve amerikane nga rusët, dhe veçanërisht me avionin e Lockheed Martin “F-35”, Uashingtoni ka përdorur presionin kundër Ankarasë, duke u përpjekur ta detyrojë atë të tërhiqet kjo marrëveshje.

SHBA-ja këmbëngul se Turqia duhet të shpenzojë 3.5 miliardë dollarë për raketat “Patriot” të SHBA-së, një ofertë që Ankaraja ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur në të kaluarën, por tani po shqyrton nëse kushtet janë të përshtatshme.

S-400 mbetet “një problem për të gjithë avionët tanë, por sidomos për F-35”, tha gjenerali Curtis Scaparrotti të mërkurën në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit duke argumentuar se SHBA-ja duhet të ndalojë transferimin e avionit drejt Turqisë.

Më herët këtë javë një zëdhënës i Pentagonit paralajmëroi për “pasoja të rënda” dhe “implikime më të gjera” nëse Turqia nuk e anulon blerjen e raketave ruse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *