Vendosni fjalën kyçe....

Betohen 4 deputetë të opozitës, të tjerë bëjnë kërkesë në KQZ


Janë betuar 4 deputetët e rinj të opozitës, të cilët një ditë më parë morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

4 deputetët vijnë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe janë: Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushi dhe Enver Roshi.

3 kandidate të tjera nga kjo forcë politike kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke kërkuar mandatin e deputetit.

Fillimisht ishin kandidatet Elda Hoti nga lista e Lezhës dhe Ediola Pashaj nga lista e Gjirokastrës, kurse para pak çastesh ka bërë të njëjtën gjë Edlira Hyseni, nga qarku i Durrësit.

Edhe nga Partia Demokratike ka 2 kandidatë kanë doprëzuar ditën e sotme formularin në KQZ për t’u bërë pjesë e parlamentit.

Majlinda Halilaj e listës së Tiranës dhe Ligoraq Karamelo i listës së Korçës. Nuk i kanë dorëzuar ende mandatet Myslim Murrizi e Rudina Hajdari nga PD si dhe Lefter Koka nga LSI.

Të gatshëm për ta pranuar atë janë shprehur Kujtim Gjuzi i listës së PD-së dhe Ralf Gjoni nga LSI.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *