Vendosni fjalën kyçe....

Doris Pack replikon me Fleckenstein për Shqipërinë: Hipokrizi të kritikosh opozitën


Ish-europarlamentarja Doris Pack ka reprlikuar në distancë më reportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein .

Në një postim në Tëitter në të cilin Pack ka bërë “tag” edhe Fleckenstein, kritikon atë për kritikat ndaj opozitës shqiptare të cilat ajo i quan hipokrizi.

Më tej Pack shkruan se ajo ndihet e turpëruar për kritikën e munguar të Fleckenstein ndaj mazhorancës për situatën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Knut Fleckenstein, gjykimi i Opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. Kam turp nga ti”, shkruan Pack në Twitter dhe i bën tag Fleckenstein-it.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *