Vendosni fjalën kyçe....

Basha kërkon zbardhjen e dosjeve 339 dhe 184, flet edhe për deputetët që pranuan mandatin


Në deklaratën bërë pas daljes nga takimi me aletatë, kreu i opozitës së bashkuar, Basha, lëshoi edhe një mesazh për atë e quajti opozitë fasadë, duke nënkuptuar deputetët e opozitës nuk kanë dorëzuar mandatin ose ata që e kanë pranuar atë dhe që do jenë nesër për të bërë betimin në seancën që pritet të nisë në orën 10:00.

Ai tha se klonimet e dështuara që kryeministri do përpiqet të shesë si fasadë nuk do funksionojnë pasi nuk do ketë më opozitë fasadë.

Ai tha se klonimet e dështuara që kryeministri do përpiqet të shesë si fasadë nuk do funksionojnë pasi nuk do ketë më opozitë fasadë.

“Mospajtimin total dhe kundërshtimin absolut me këtë parlament ilegjitim dhe me klonimet e dështuara që Edi Rama do përpiqet të shesë nesër si fasadë opozitë. Nuk ka për të pasur fasadë opozitë. Orët e këtij sistemi kanë nisur të numërohen mbrapsht me 16 shkurt dhe nesër është një ditë tjetër për të treguar që shqiptarët janë të vendosur të marrin atë që ua kanë vjedhur. Të drejtën e sovranit për të caktuar vetë qeverinë, parlamentin që u takon. Për t’ia hequr këtë njëherë e mirë nga dora krimit të organizuar dhe oligarkëve që sot përfaqësohen dhe mbrohen nga Edi Rama.”

Basha foli edhe për dosjen 184, që ka të bëjë me zgjedhjet në Dibër, ndërsa i ka kërkuar prokurorisë që të zbardhë “Dosjet 339” dhe “Dosjen 184”.

“Pse janë vonuar hetimet. Pse nuk zbardhen ato. Çdo hap i një kuvendi ilegjitim nuk njihet nga ne. Asnjë ligj, asnjë vendim i një Kuvendi ilegjitim që mbron dhe përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh të kapur duke vjedhur paratë e shqiptarëve dhe një grushti kriminelësh të kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve nuk njihet nga opozita. Këto janë vendime të cilat absolutisht nuk kanë asnjë efekt në rrugën që ne kemi nisur.” – mbylli Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *