Ka nisur ndeshja derbi i Tiranës mes Partizanit dhe bardhebluve.
Kjo është ndeshja e 152-të mes ekipeve ndërsa duhet thënë se të kuqtë ia kanë nxirë jetën Tiranës vitet e fundit duke qenë se kanë shumë ndeshje pa e shijuar fitoren.
Ekipi i Gegës është një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion këtë sezon megjithatë deri në fund ka edhe shumë takime dhe formacioni i kuq nuk e ka luksin që të lëshojë gjë.
Tirana nga ana tjetër e nisi dobët sezonin por e ka marrë veten së fundmi dhe ka 6 takime pa humbje.
Rezultatet pozitive e kanë ngjtur ekipin e Memës disi në renditje duke e larguar nga zona e ftohtë, prej së cilës kërcënohej prej kohësh.
Formacionet e mundshme
Tirana: Abibi, Hoxhallari, Kërçiku, Turtulli, Imami, Karabeci, Maveje, Kobina, Greca, Hasani, Ngo
Trajner: Ardian Mema
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Atanda, Ibrahimi, Telushi, Mala, Duka, Mala, Asani, Bardhi
Trajner: Skënder Gega