Vendosni fjalën kyçe....

Katy Perry zbulon detajin qesharak nga propozimi i Orlando Bloom (VIDEO)


Në ditën e të dashuruarve mësuam se aktori Orlando Bloom i kishte propozuar këngëtares Katy Perry për martesë dhe ajo ishte përgjigjur me “PO”.

Më në fund, Katy Perry ka folur vetë gjatë një interviste me Jimmy Kimmel, ku ka treguar me detaje se si Orlando i ka propozuar.

 “Shkuam për një darkë dhe mendova se do të shihnim më pas ndonjë art, por hipëm në një helikopter”, tha këngëtarja.

Katy tregon se ata fluturuan me helikopter në Los Angeles dhe Orlando kishte planifikuar gjithçka me detaje. Ai kishte përgatitur një letër, kishte marrë shampanjë në helikopter si edhe kutinë e unazës, por gjerat nuk i shkuan fiks siç ai kishte parashikuar.

 “Pjesa më qesharake është se kishim shampanjë në helikopter dhe kutia e unazës ishte në xhep dhe ai kishte shkruar gjithçka që donte të thoshte në një copëz letre. Ai e nxori jashtë unazës, ndërsa unë po lexoja letrën, por dëgjoj shishen e shampanjës që bie poshtë dhe thyhet. Ai tenton të nxjerri unazën, kutia e së cilës është shumë e madhe për xhepin e palltos, që më pas shkepet”, tregon Katy.

Megjithatë, edhe pas detajeve qesharake, për këngëtaren gjithçka ishte perfekte dhe “Orlando i kishte bërë të gjitha siç duhet.”.

Ajo tregon se helikopteri u ul diku në qendër të qytetit, ku familja dhe miqtë po i prisnin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *