Vendosni fjalën kyçe....

Berisha ultimatum Ramës: Të japë dorëheqjen deri në darkë ose do shohë tmerr!


Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me tensione dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë përgjegjëse për këtë vetë policinë e Shtetit dhe kryeministrin Edi Rama.

“Policia e çau kordonin. Pse e çan policia kordonin, pse i provokon policia protestuesit”, janë fjalët e Berishës.

Nga protesta e opozitës, Berisha ka bërë thirrje që Rama të japë dorëheqjen brenda darkës.

“Ke parë ti Klodiana një protestues të vetëm me revole, dinamit dhe hunj. A ke pa unë skam pa, as edhe një. Është një narkopolici që po provokon protestuesit pasi e panë me sytë e tyre fundin e tmerrshëm të shpejtë të Edi Ramës. Besoj se cilido që ka abc-në më elementare të revoltës e ka të qartë se kjo revoltë është fundi politik i i Edi Ramës.

Ju mund të thoni se është thyer nga Vlora dhe është futur në vrimën e miut,  e mund të dalë në darkë por ta ketë të qartë që diktatorët po nuk dëgjuan edhe zvarriten. Diktatorët në qoftë se nuk lexojnë mesazhet…

Alia tha se e lejoi pluralizmin për të mos pasur fatin e Causheskut. Rama bën mirë të dalë në darkë të informojë popullin se dha dorëheqjen. unë nuk jam njeri i ultimatumeve, jap një sugjerim. po të dojë të rrijë se do shoh tmerr. E patë fuqinë nukleare të kësaj revolte po të shpërthejë kjo fuqi edhe në Vlorë e kap Edi Ramën.

Unë kam bindjen e thellë, ky është vetëm një fillim i tmerrshëm për të.

Kjo opozitë sot ka një mision historik të njëjtë me atë të Venezuelës, rikthimin e votës së lirë në vendin e vet. Për kaq qëndron”, tha Berisha në një prononcim për “News 24”.

Në rast se Rama nuk largohet vetë, Berisha ka kërcënuar se do jenë qytetarët ata që do e tërheqin zvarrë më 20 shkurt.

“Ai duhet të ishte në zyrë dhe të përballej me protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana. Sot nuk ishte dita për të ikur, nuk ka nder, nuk ka moral, nuk ka flamur. Ky mesazh i sotëm është i tmerrshëm për Edi Ramën. E pa gjithë bota se cila është revolta e qytetarëve shqiptarë.

Kjo ditë ka shndërruar Edi Ramën në kufomë politike, kur do tia bëjnë qytetarët ceremoninë e varrosjes, kjo është në dorën e tyre. Qytetarët e kanë shndërruar Edi Ramën në një kufomë politike, edhe njëherë i them që të lexojë measazhin e qytetarëve që janë sot këtu.

I kujtoj që ka dhe një 20 Shkurt që është dita e marrjes zvarrë të diktatorëve”, janë fjalët e Berishës.