Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës së Re e mbajnë fjalën, i bashkohen protestës (FOTO)


Para Kryeministrisë kanë mbërritur edhe banorët e Unazës së Re të cilës prej më shumë se 100 ditësh kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Nën thirrjet “Rama ik”, ata kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Edhe më parë ata kishin paralajmëruar se do të merrnin pjesë sot në protestë, ndërsa kërkonin edhe pjesëmarrjen e qytetarëve të tjerë.

“Ne jemi të vendosur më shumë se kurrë për t’i dhënë fund më shumë se kurrë këtij sundimi hajdutërie, që shohin vetëm të marrin karriget dhe të pasurojnë familjarët e tyre duke vjedhur dhe duke mbushur Shqipërinë me hashash. Prandaj ne do vazhdojmë dhe nuk jemi vetëm, por gjithë shqiptarët, do presim dhe do moilizohemi që me datë 16 t’i japim fund këtyre fundërrinave e zizëllonjave që dalin e flasin”, tha një nga banorët dy ditë më parë.

Në protestën e sotme nuk do të ketë fjalime kryetarësh partish, por vetëm të qytetarëve. Sipas deklarimeve të Partisë Demokratike sot në protestë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 50 mijë persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *