Vendosni fjalën kyçe....

U nominua për dy, por s’fitoi asnjë “Grammy”, Bebe Rexha: E meritoja një çmim!


Edhe pse ishte nominuar për dy çmime “Grammy”, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha nuk mundi të fitojë asnjërin.

Përmes llogarisë së saj në “Twitter”, Bebe shpreh zhgënjimin edhe pse shtoi se do të festojë pavarësisht humbjes.

 “Unë nuk mund të gënjej, unë jam e mërzitur pak. POR unë mund të shkoj në shtrat ose të shkoj në studio, të shkruaj një këngë të re dhe pastaj të përfundoj redaktimin e videos për këngën time të re “Last Hurrah”. Nuk jam duke qëndruar në shtrat. Gjithkush vazhdoi të më tregonte sa rekorde ka thyer “Meant To Be” dhe se si e meritonte një çmim. Por kemi humbur një CMA, Billboard, Vma, Grammy. Hiç. Dhe pastaj mendova për atë që Drake tha mbrëmë: ti ke fituar nëse njerëzit i këndojnë këngët e tua fjalë për fjalë”, shkruan Bebe.

Ndërkohë në një tjetër postim në rrjetet sociale, Bebe shprehet se mamaja e saj të paktën e mendon atë si fituese.

 “Fitova apo humba, ne vazhdojmë  të  festojmë sepse në zemra tona jemi fitues (ose të  paktën mami kështu mendon)”, shkruan në nota humori Bebe Rexha.

Këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se ka finalizuar këngën më të re të cilën do ta publikojë më 15 shkurt. “Last Hurrah”, titullohet kënga të cilët fansat mezi presin ta dëgjojnë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *