Vendosni fjalën kyçe....

Dade: Rama duhet të largohet, socialistët të zgjedhin një qeveri tjetër


Ish-deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade ka qenë tepër e ashpër me Kryeministrin Edi Rama duke kërkuar edhe largimin e tij nga qeveria.

Dade në emisionin 5 Pyetje nga Babaramo ka deklaruar se soclialistët duhet të formojnë një qeveri tjetër pa Edi Ramën.

Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”-deklaroi Dade.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *