Vendosni fjalën kyçe....

Kukësit i “rrëshqet” këmba, Partizani nis “arratinë”


Kukësi ka pësuar një humbje të papritur dhe që mund të kushtojë shumë në garën për titullin kampion.

Ekipi verior është mundur në fushën e tij nga Tirana me rezultatin e ngushtë 0-1 dhe kjo e ka çuar në 8 pikë largësinë nga Partizani që dje nuk bëri asnjë hap fals ndaj Flamurtarit.

Edhe pse deri në fund ka edhe shumë takime, Kukësi nuk po bind aspak dhe po ia bën më të lehtë titullin kampion të kuqve, që nuk e fitojnë atë që prej vitit 1993.  

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Luftëtari dhe Flamurtari ndanë nga një pikë, gjë që nuk i bën punë asnjërit prej ekipeve për synimet që kanë.

Gjirokastritët rrezikojnë shumë për sa i përket rënies një kategori më poshtë kurse vlonjatët edhge pse e nisën me synime të mëdha, synim madhor kanë një vend në renditje që i çon në Ligën e Evropës sezonin që vjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *