Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon shitësin, ai i tregon listën e borxheve të blerësve që tregon nivelin e varfërisë (Video)


Gjatë takimeve me qytetarët kreu i opozitës Lulzim Basha është ndalur në një subjekt tregtar për një bisedë lidhur me gjendjen e biznesit të vogël dhe situatës ekonomike.

Por ajo që bën përshtypje gjatë bisedës është lista me borxhe që blerësit kanë te tregtari me pakicë.

Fletorja e treguar nga tregtari tregon fare qartë situatën ekonomike të qytetarëve, duke i detyruar ata që të shënojnë emrin për të siguruar blerjen e ushqimeve.

Tregtari tregon se lista është prej 7 viteve dhe vazhdon të rëndohet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *