Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj dhe Berisha përplasen në distancë për përdhunimin e minorenes në Kavajë


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një reagim në mediat sociale, ka reaguar në lidhje me rastin e përdhunimit të të miturës në Kavajë, nga disa prej shokëve të klasës.

“S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij!”, shkruan Lleshaj duke iu përgjigjur Berishës për dekalratat e tij në emsionin Tempora në Ora News.

Më tej ministri i Brendshëm shton se “rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit. Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën, meritojnë vetëm neveri”.

Berisha i është përgjigjur live duket thënë: Ai që ka shkruar nuk është Lleshaj, por Edi Rama. Asi mund të shkruajë këtë gjë dhe mos të dënojë aktin e turpshëm dhe ngjarjen në Kavajë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *