Vendosni fjalën kyçe....

“Zbulohet identiteti i personit të dytë që mori pjesë në ekzekutimin e Edmond Papës”-Media


Andrew Bode

Andrew Bode

Është zbuluar nga mediat identiteti i personit të dytë që dyshohet se mori pjesë në ekzekutimin e Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë.

Shqiptarja.com raporton se personi i shpallur në kërkim është shtetasi Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati. Ai dyshohet të jetë ekzekutori i Papës.

Andrew është emri i tij i dytë, pasi më herët emri i tij ka qenë Edvin Bode, por për shkak të problemeve me ligjin e ka ndërruar disa vite më parë. 44-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim nga policia i dyshuar për vrasjen e Papës, në rolin e qitësit, por akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar, përtej disa kontrolleve që janë kryer në kërkim të tij.

Albano Velo u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar në vrasje.

49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku”.