Vendosni fjalën kyçe....

Tirana dhe Teuta ndahen në paqe


Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Tiranës dhe Teutës e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Miqtë nga Durrësi kaluan të parët në avantazh në minutën e 2-të me anë të Prognit, i cili shndërroi në gol një asist të Frashërit nga e djathta.

Pas këtij momenti, kryeqytetasit morën frenat e lojës në dorë, teksa në minutën 38-të arritën të vendosnin baraspeshën me anë të anglezit Ngo, i cili pas një kombinimi të bukur me Halilin, mposhti portierin Hidi.

Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar. Kujtojmë që në sfidën e sotme debutuan edhe 2 mbrojtësit Arapi dhe Goxha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *