Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 93 kg marijuanë në Greqi, mes të arrestuarve dhe shqiptarë


Sekuestrohen 93 kilogramë marijuanë në Greqi. Policia greke ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë dhe 3 grekë, pasi akuzohen se janë pjesëtarë të një grupi të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.

Dy prej shqiptarëve të moshës 31 dhe 52-vjeç kishin rol trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas transportin drejt Selanikut, ku ja dorëzonin pjesës tjetër të grupit.

Policia ka ndërhyrë në Selanik gjatë shkëmbimit të një sasie droge ku janë pikasur 5 nga trafikantët,.

U arritën të kapeshin 3 prej tyre, dy shqiptarë të moshës 31, 52 dhe një grek 51-vjeç.

Dy grekë të tjerë 35 dhe 64-vjeç u larguan me makinë por u kapën me vonë në rrugën kombëtare Selanik-Moudiana.

Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan 52 kg 728 gram marijuanë dhe 1150 euro.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në Selanik, policia gjeti dhe sekuestroi dhe 40 kg 225 gram marijuanë, 2220 euro 1 peshore dhe u arrestua një shqiptar tjetër 31-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 3 automjete.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *