Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen 5.2 milion euro dhe 7 apartamente në Lezhë, dyshohen se janë përfituar nga krimi


Sekuestrohen 5.2 milionë Euro në llogari bankare dhe 7 apartamente në qytetin e Lezhës, pasi dyshohet se janë përfituar në veprimtari kriminale. Sekuestrot kanë ardhur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Dy persona janë proceduar penalisht nën akuzën për “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

“Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sekuestrohen rreth 5.2 mln euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019.

Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milione Euro dhe 7 apartamente.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *