Vendosni fjalën kyçe....

Pas aksidentit me dy të vdekur, banorët e ish-Kënetës në protestë: Jemi të rrezikuar


Banorët e zonës se ish-kënetës kanë dalë sot të protestojnë për mungesën e sinjalistikës në rrugën “Vëllazërimi”.

Vetëm një natë më parë, në këtë rrugë humbën jetën dy gra të cilat u përplasën nga një makinë.

“Shtetaset e aksidentuara me pasojë vdekjen në aksidentin e ndodhur në lagjen Nr.17/1 janë  B.C. 56 vjeçe dhe S.C. 38 vjeçe”, njoftoi mbrëmë policia.

Drejtuesi i automjetit që aksidentoi dy gratë, një 22-vjeçar, është arrestuar.

Dy grate që humbën jetën në aksident ishin nuse dhe vjehrrë. Në rrugën “Vëllazerimi”, në 10 vitet e fundit kanë humbur jetën në aksident 24 persona, gra, burra dhe fëmijë.

Banorët e konsiderojnë këtë rrugë si “rruga e vdekjes” për shkak të aksidenteve të shumta që kanë ndodhur, kun ë shumicën e rasteve shkak është bërë mungesa e sinjalistikës.

Në të dyja krahët, rruga është e mbushur me shtëpi dhe biznese dhe banorët kërkojnë vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit.