Vendosni fjalën kyçe....

Salianji për Lleshajn: Kur je pupaci i shefit, zgjedh partner krimin, jo studentët!


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të Ministrit të Punëve të Brendshme Sandër Lleshajt.

Salianji ka renditur ngjarjet e fundit në vend, që nga grabitja e biznesmenit në Durrës, aksidenti që rezultoi me vdekjen e dy grave  e deri te dhuna e policisë ndaj studentëve.

Deputeti e quan Lleshajn “shvejkun” e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shton se ministri ka zgjedhur të ketë partner krimin dhe interesin personal për pushtet të kryeministrit dhe jo Kushtetutën dhe ligjin.

“Lleshaj, Shvejku i Ramës jo ushtari i Republikës!
Kur je pupaci i shefit, zgjedh pa problem të kesh partner krimin, jo studentët, zgjedh interesin personal për pushtet të KM dhe jo Kushtetutën dhe ligjin!

Në Durrës bandat plaçkitin shtëpinë e biznesmenit dhe i marrin peng edhe fëmijën
Në Fushë-Krujë, pak km larg aeroportit të vetëm, maskat dalin duke terrorizuar dhe plaçkitur në mes të rrugës

Dy gra aksidentohen me vdekje për shkak të mungesës së sinjalistikës, qindra familje të tjera anembanë Shqipërisë jetojnë nën terrorin dhe vjedhjet e bandave

Grupet më të fuqishme kriminale vazhdojnë të qetë aktivitetin. 3 të vrarë në Elbasan në atentat mafioz
Ai që hesht është pupaci i Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme.

Shqetësimi kryesor i Sandër Lleshajt është dhuna dhe terrori psikologjik ndaj studentëve protestues. Është ministri që do të mbahet mend si urdhëruesi i pushtimit policor të Universiteteve, duke ia kaluar edhe Hekuran Isait të diktaturës!
Pupaci ushtar i Edi Ramës është ministri, i cili nuk ka folur asnjëherë të vetme për revanshin e krimit ndaj shtetit, për korrupsionin gjigand, për rendin dhe sigurinë!

Të trajtosh studentët si kriminelë dhe kriminelët si partnerë është zgjedhja e anës së gabuar.
Në demokraci, politikani ka frikë ligjin dhe qytetarët, ministri i brendshëm i republikës duhet të kujdeset për rend dhe siguri, duke nisur nga sigurimi i protestës së qetë të studentëve. Lleshaj ka zgjedhur të jetë Zhvejku i Ramës dhe jo ushtari i Republikës!”, shkruan Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *