Vendosni fjalën kyçe....

Evakuohen 15 persona të bllokuar në Theth e Shalë (VIDEO)


15 persona janë evakuuar nga Forcat Ajrore, në fshatrat Theth e Shalë.

FA njofton se e ka bërë të mundur evakuimin e qytetarëve të bllokuar mes borës, përmes ekuipazhit të Cougar.

Mes të evakuuarve kishte edhe dy të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 15 personat, përfshirë edhe disa mësues po dërgohen në Shkodër.

8 mësuesit nga Shkodra, gjithashtu edhe banorët, rezultonin të bllokuar në fshatin Shalë prej ditësh, për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës. Kërkesa për ndërhyrje nga ajri është bërë nga prefekti i Shkodrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *