Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid blen talentin 19-vjeçar të Man.City


Talenti i Manchester City, Brahim Diaz, do të transferohet në Spanjë në merkaton e janarit.

Real Madrid dhe “Citizens” kanë rënë dakord për transferimin e Diaz në “Santiago Bernabeu” që në fillim të vitit 2019, edhe pse kontrata e tij skadon në qershor.

Kampionët e Europës janë gati të paguajnë 15 milionë euro, plus bonuset, në mënyrë që të marrin 19-vjeçarin në janar.

Diaz do të nënshkruajë me madrilenët një kontratë 6-vjeçare dhe do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *