Vendosni fjalën kyçe....

8 PYETJE PËR TAULANTIN (bazuar mbi një rrëfim për mashtrimin në Itali)


Disa ditë më parë një koment për Taulant Mukën bëri xhiron e rrjeteve sociale. Muka, ish-zëvëndës ministri i Arsimit dhe akuzuesi i plagjiaturave të politikanëve përshkruhej nga Besjana Lushaj, një ish-studente e fakultetit ku studionte Muka.

Besjana Lushaj pretendonte në atë që shkruante se Muka, bashkë me miq të tij kishte ndihmuar Bajram Hysën, asokohe kancelar, të ngjitej në postin e dekanit të Mjekësisë, edhe pse ishte ekonomist. Pikërisht prej kësaj ndihme, sipas Lushajt kishte ardhur në kthim nderi ndaj Mukës. (lexo shkrimin e Lushës) 

Ish-studentja tregon se dekani e ndihmoi Mukën të merrte 6 provime të mbartura, gjatë kohës që ai ishte në Itali. Por, një tjetër detaj i ri zbulohet nga Lushaj: pazaret me bursat e programeve të studimit në Itali.

Sipas saj, Muka ka fituar pa meritë bursat në Itali.

Ndonëse Taulant Muka ka replikuar me këdo që e ka akuzuar, në rastin e Besjana Lushës ai nuk ka pasur asnjë reagim.

Nisur nga ky fakt, Hashtag.al vendosi t’i drejtohet me 8 pyetje publike zotit Muka, pa paragjykuar në asnjë moment integritetin e tij profesional, por edhe pa neglizhuar të dhënat që paraqiste Besjana Lushaj në shkrimin e saj:

Pyetjet:

  1. Mbi çfarë kriteresh i fitoi dy bursat e EU-SEE dhe Programit Erasmus në vitin e gjashtë të mjekësisë?
  2. A ka shkelur rregulloret dhe marrëveshjet në fuqi duke marrë të drejtën e dy bursave brenda vitit?
  3. A e zgjati afatin e qëndrimit, jashtë marrëveshjes me Erasmus?
  4. Pse UMSH-ja  i njohu 7 provime sikur t’i kishte kryer në Bolonja, ndërsa marrëveshja përcaktonte vetëm 4?
  5. A u vlerësua në të gjitha me notën 10, siç paraqitet në vërtetimin e tij të notave?
  6. Çfarë ndodhi me tre provimet e tjera që detyrojej t’i shlyente në Shqipëri?
  7. A ka qenë në Shqipëri gjatë sezonit qershor-korrik 2012 për të dhënë tre provimet dhe diplomën?
  8. A ka qenë në Shqipëri Taulant Muka gjatë periudhës qershor 2012- shkurt 2013?

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *