Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Si munden të heshtin këta rektorë përpara këtij tapë topi?


Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i quan broçkulla deklaratat e kryeministrit Edi Rama me rektorët dhe dekanët.

“Thesi i budallëqeve që i madh dhe ata rektorë e dekanë po ta kishin pasur student do t’i kishin vënë një dysh dy metra të gjatë këtij kryeministrit tapë topi.

Po si munden të heshtin këta rektorë përpara këtij tapë topi? Çdo interes personal është aq i vogël dhe pa rëndësi sa që s’mund ta justifikojë një heshtje të tillë depersonalizuese.”, u shpreh Rama. 

Reagimi i Vasilit:

Kryeministri tapë topi broçkulliti, rektorët hiç!? Shkollëpaku krakërriti si laraskë qorre përpara rektorëve e dekanëve.
Thesi i budallëqeve që i madh dhe ata rektorë e dekanë po ta kishin pasur student do t’i kishin vënë një dysh dy metra të gjatë këtij kryeministrit tapë topi.
Po si munden të heshtin këta rektorë përpara këtij tapë topi?
Çdo interes personal është aq i vogël dhe pa rëndësi sa që s’mund ta justifikojë një heshtje të tillë depersonalizuese.
Sa gjynah një grup njerëzish të dijes i nënshtrohen një të padituri.
Fitoi tapa e topit apo humbën rektorët?
Jo thjesht humbi morali dhe karakteri dhe fitoi interesi i vogël dhe personaliteti i shpëlarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *