Vendosni fjalën kyçe....

Maturanti: “Na kanë bërë presion, shumë kanë qëndruar në mësim” (VIDEO)


Një grup i madh maturantësh i janë bashkuar protestës së studentëve duke shprehur solidarizimin e tyre dhe duke kërkuar përmirësim të kushteve në universitete duke qenë se shumë shpejt do të jenë adhe ata studentë.

Mirëpo shumë prej studentëve janë ndeshur me presione dhe nuk janë lejuar të protestojnë në ambientet e shkollave të tyre, ndërsa janë kërcënuar me mungesa nga ana e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24”, një maturant i gjimnazit “Partizani” tha se pjesa më e madhe të miqve të tij kanë qëndruar në mësim nga frika e ndëshkimit.

“Argumenti ynë është që edhe ne një ditë do të jemi studentë dhe ne duam që kushtet tona të jenë sa më të mir. Që edhe ne të kemi një arsim mjaft të mirë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi dhe ne vendosim.”

Po ka patur shumë forma presioni. Jo do vihen mungesat dhe prandaj nuk jemi edhe aq shumë sepse një pjesë ka qëndruar në mësim.

Ne do jemi deri në fund”, janë fjalët e maturantit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *