Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Vettingu i politikanëve nuk është arsye por kauzë, nëse djeg mandatin do djeg dhe Ramën


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se nëse vendoset djegia e mandateve nga  opozita bashkë me të do e djegë edhe Edi Rama, por që nuk ka vendosur se çfarë do të bënte lidhur me këtë nismë.

Kryemadhi gjithashtu foli edhe për vettingun e politikanëve për të cilën theksoi se nuk është një arsye por është një kauzë

Mandatet? Po pse problemi i mandateve të deputetëve është? Po sa deputetë ka pasur Shqipëria, mos u shqetësoni, se nuk është problemi tek mandatet. Çështja e Vettingut në politikë nuk është arsye, është kauzë. Dhe ne vërtetë duhet ta bëjmë Vettingun në politikë, që të jemi të sinqertë.Mandatin do ta djeg kur të dua unë. Por kur ta djeg unë mandatin, do ta djeg edhe Edi Ramën bashkë me mandatin tim. Unë akoma nuk e kam vendosur se çfarë do bëj”- deklaroi Kryemadhi në emisionin Real Story.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *