Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Orikum ku ka humbur jetën një person.  Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00,  pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”. Mesohet se automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum.

 Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *