Vendosni fjalën kyçe....

Tashmë është zyrtare, vendoset ku do luhet finalja e Libertadoresit


Federata e futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, ka bërë të ditur se ndeshja e fundit finale e Copa Libertadores midis River Plate dhe Boca Juniors, e pezulluar për shkak të dhunës së tifozëve, do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Real Madridit.

Autoriteti njoftoi të premten se loja midis dy rivalëve më të mëdhenj të Argjentinës do të zhvillohej jashtë kontinentit, në stadiumin e kampionëve aktualë evropianë në kryeqytetin spanjoll më 9 dhjetor.

“Derbi më i madh në futbollin botëror” u pezullua kur lojtarët e Boca Juniors-it u plagosën, pasi një grup tifozësh të River Plate sulmuan autobusin e tyre të ekipit në rrugën për në stadiumin “El Monumental” në Buenos Aires.

Anëtarët e skuadrës, përfshirë ish sulmuesin e Manchester City-t, Carlos Tevez, u ekspozuan gjithashtu ndaj gazit lotsjellës të gjuajtur nga policia për të shpërndarë turmat e padisiplinuar, kurse kapiteni i ekipi, Pablo Perez, u trajtua nga mjekët pasi u godit në sy nga një copë qelqi.