Vendosni fjalën kyçe....

U dënua me burgim të përjetshëm për spiunazh, lirohet nga burgu akademiku anglez


Një akademik britanik, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe nën akuzat për spiunazh është liruar.

Bëhet fjalë për  Matthew Hedges, 31 vjeç, i cili i mohoi akuzat dhe ka thënë se hulumtimet e tij lidheshin me doktoraturën e tij.

Një gjykatë në Abu Dabi e shpalli atë fajtor javën e kaluar, për “spiunim për ose në emër” të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Emiratet e Bashkuara Arabe e falën në kuadër të disa amnistive të tjera për Ditën Kombëtare, por një zëdhënës i qeverisë së këtij vendi këmbënguli se Hedges “ka qenë 100% operativ i shërbimeve sekrete”.

Deklarata e gruas së tij disa javë më parë

“I gjithë ky rast është trajtuar keq që nga fillimi, meqë askush nuk e ka marrë seriozisht çështjen e Mateut. Qeveria britanike duhet të marrë një qëndrim tani për Mateun, një nga qytetarët e tij. Ata thonë se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një aleat, por trajtimi  arbitrar i rastit të Matt tregon një realitet paksa të ndryshëm, për të cilin Matt dhe unë po paguajmë një çmim të lartë.

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe duhet të ndjehen të turpëruar për një padrejtësi të tillë të dukshme, unë jam shumë e frikësuar për Matin, nuk e di  çfarë do të ndodhë tani”, ka thënë Tejada.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *