Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet gjatë natës, shemben gurët mbi aksin Librazhd-Elbasan


Reshjet e shiut mbrëmjen e kaluar, kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur „Kthesat e Murrashit“.

Si pasojë është vështirësuar qarkullimi në këtë aks rrugor.

Në vendngjarje, mësohet se është dërguar një fadromë për të bërë pastrimin e këtij segmenti rrugor dhe sot është bërë i kalueshëm.

Po ashtu, reshjet kanë rritur prurjet e përrenjve në disa fshatra si Peqin, Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd të cilat kanë vërshuar edhe në rrugë duke i përmbytur me ujë, baltë dhe inerte.

Megjithatë, sipas shefit të Shtabit të Emergjencave në prefekturën e Elbasanit, Mustafa Arapi, situata është nën kontroll.

“Kthesa e Murrashit” ka probleme sa herë që bie shi në këtë zonë.