Vendosni fjalën kyçe....

Komisoneri Publik kërkon rishikim të vendimit për prokurorin Arben Dollapaj


Komisioneri Publik ka kërkuar apelim të vendimit të KPK-së dhënë më 6 gusht 2018, që konfirmoi në detyrë Arben Dollapajn, Prokurorin e Apelit të Shkodrës, njëkohësit kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ky apelim kërkohet nga Komisioneri Publik për t’u verifikuar edhe njëherë pasuria e tij.  “Procesi i hetimit, i kryer nga Komisioni për kriterin e vlerësimit të pasurisë nuk ka qenë i plotë e për rrjedhojë përfundimet e arritura nuk janë në pajtueshmëri me provat e administruara”, thuhet nga KPK. 

Pasuria

Komisioneri Publik ka renditur edhe problematikat sipas tij, janë konstatuara nga analiza financiare e subjektit të rivlerësimit. Më poshtë, të ardhurat e deklaruara, që në vlerësimin e KP, nuk është vërtetuar ligjshmëria e burimit të krijimit:

– Të ardhura nga mësimdhënia në *** *** dhe pjesëmarrja në Këshillin e Prokurorisë, deklaruar në deklarata periodike të viteve 2003 dhe 2008, por pa u shoqëruar me dokumentacion mbështetës. Përkatësisht janë vlerat 45,000 lekë dhe 48,000 lekë.

– Hua dhënë nga kunati z. ***.*** në shumën 25.000 USD (nuk plotëson kushtet e nenit 3, pika D e aneksit të Kushtetutës).

– Dhurata në të holla nga motrat, kunati dhe të afërmit, në shumën 10,300 USD dhe 200 Euro, konkretisht në vitin 2006 dhuratë cash nga motrat (4.000 USD); në vitin 2007 (3.000 USD); në vitin 2009 (300 USD) dhe (500 USD); në vitin 2013 (2000 USD) dhe (200 euro); në vitin 2015 (500 USD) (nuk plotëson kushtet e nenit 3, pika D e aneksit të Kushtetutës).

“Të ardhurat e mësipërme dhe të deklaruara nga huadhënia apo dhurimet nuk u morën në konsideratë si burime të ardhurash për krijimin e pasurive apo shtimin e likuiditeteve”, sqaron Komisioneri Publik.

Arben Dollapaj e ka filluar karrierën në vitin 1993. Në vitin 2003, ai ka qenë prokuror në Durrës, ndërsa në vitet 2004-2008 ka shërbyer si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Në vitet 2008-2016, Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Në vitin 2016, Dollapaj u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Paralelisht me detyrën si prokuror, Arben Dollapaj ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë si dhe ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *