Vendosni fjalën kyçe....

“Autiku, autizmin, autik” – Socialisti Alket Hyseni ndryshon statusin në “Facebook”


Deputeti socialist, Alket Hyseni, e ka ndryshuar statusin e bërë ditën e djeshme, ku teksa sulmonte ish-kryeministrin Berisha, e fyeu me fjalën “autik” gjë që shkaktoi një reagim të ashpër nga shumë persona, të cilët e masakruan deputetin në statusin e tij për termin që fyen të gjithë fëmijët autikë dhe familjarët e tyre, për sfidën e përditshme me të cilën përballen.

Siç duket nga një verifikim i thjeshtë, statusi është ndryshuar ditën e sotme para pak orësh dhe në statusin e ri, deputeti është kujdesur që të fshijë 3 herët kur përdori termin “autik” ndaj Berishës.

Në dy raste ai u ka kthyer përgjigje komentuesve të tij, duke u rrekur t’i sqarojë për përdormin e fjalës “autik”.

Në rastin e parë, Hyseni thotë se e ka përdorur figurativisht termin e sëmundjes në fjalë duke thënë se përdorimi figurativ i sëmundjes së kancerit nuk synon të lëndojë miliona njerëz në mbarë botën.

Në rastin e dytë, ai i kthen përgjigje kryeyares së shoqatës për Fëemijët me Sindromën Doën, Emanuela Pepkola Zaimi. Kjo e fundit kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të deputetit pas fyerjes së tij ndaj fëmijëve autikë.

Hyseni i drejtohet Zaimit duke i thënë që të mos e ngatërrojë misionin human me politikën por ajo i kthehet duke i thënë se reagimi i saj nuk ka të bëjë aspak me politikën duke i kërkuar edhe njëherë të japë dorëheqjen.

Statusi i parë i Hysenit

Statusi i ndryshuar i Hysenit