Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen “kokë më kokë” makinat në Elbasan, dy të plagosur


Një aksident ka ndodhur vetëm para pak minutash në autostradën Elbasan-Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë tunelit të Krrabës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

Personat e plagosur janë dërguar në spital, ku po marrin trajtim mjekësor. Nga përplasja dy mjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.

Sakaq ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut. Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *