Vendosni fjalën kyçe....

Pasagjer në “Ford Focus”, 25-vjeçarin nga Vlora kapet me drogë


Një i ri në Vlorë ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrollit të ushtruar në makinën me të cilën udhëtonte iu zbulua një sasi droge që mbante me vete.

I arrestuari quhet Shpëtim Malaj, 25 vjeç.  Malaj në fakt nuk ishte drejtues i automjetit “Ford Focus”, por pasagjer në të. Drogën 25-vjeçari e mbante të fshehur në trup.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Shpëtim Malaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugorë Vlorë-Novoselë, ky shtetas ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në automjetin tip “Ford Fokus” dhe pas kontrollit fizik të tij, iu gjet e fshehur në trup në sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/1 i Kodit.”, thuhet në njoftimin e policisë. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *