Vendosni fjalën kyçe....

“Poshtë hajdutët, s’shkulemi nga vendi pa takuar Ramën e Veliajn” – Revoltohen protestuesit


Qindra banorë të zonës së Astirit vijojnë të qëndrojnë para bashkisë pasi kërkojnë të takohen me kryebashkiakun Veliaj.

Me pankarta në duar ata thërrasin: “Bëjini mirë llogaritë. Hajdutë, kriminelë. Të gjithë këta njerëz nuk i shkel dot ai. Turp, turp. Poshtë hajdutët.”

Banorët kanë disa ditë që protestojnë në zonën e Unazës së Re, kundër prishjes së banesave të tyre dhe projektit që u prish banesat dhe bizneset.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim të plotë të pronave të tyre dhe vetëm pas kësaj do lejojnë prishjen e banesave.

“Nga shtëpitë tona nuk dalim pa na vrarë pa na prerë pa na eliminuar. Nuk kemi ku shkojmë. Nuk jemi kundër projektit por të na dëmshpërblejnë. Të vijë këtu Veliaj të na dëgjojë kërkesat dhe të na japë zgjidhje. Në do qëndrojmë këtu derisa kryebashkiaku apo dikush nga qeveria të vijë të na japë zgjidhje.”

Ata janë të revoltuar dhe theksojnë se nuk kanë ndërmend të largohen nëse nuk takohen me Veliajn ose ndonjë përfaqësues të qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *