Vendosni fjalën kyçe....

Arsene Wenger drejt Milanit


Ish-trajneri legjendar i Arsenal, i gjendur pa ekip që pas largimit të tij nga “Topçinjtë”, shumë shpejt do të rikthehet në aktivitet. “Do të jem gjëkundi në fillim të vitit të ardhshëm, por nuk e di se ku. Kam pushuar mirë. Kam parë shumë futboll. Më mungon”, deklaroi 69-vjeçari francez për Sky Sport

Emri i tij ka qarkulluar në të gjitha qarqet e futbollit ku klubet po hasin vështirësi, si në rastin e Bayern Munich, Real Madrid, Fenerbahce, madje edhe për të marrë drejtimin e skuadrës që Marcello Lippi do të dorëzojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Arsene Wenger madje është përfolur edhe te PSG në rolin e drejtorit të përgjithshëm, që do të implikonte largimin e drejtorit sportive aktual, portugezit Antero Henrique.

Por trajneri që ka fituar tre tituj kampion në Premier League dhe i shtatë Kupave të Anglisë, sikurse zbulohet nga “France Football”, ka negociuar për disa javë edhe me Milan. Këto tratativa janë shumë pranë një konkluzioni të shpejtë.

Situata e klubit nuk është dramatike, por gjithsesi mbetet larg pritshmërive të aksionerit të ri kuqezi, fondit amerikan të investimeve Elliot Management Corporation, që ka marrë borxhet e kinezit Li Yonghong.

Arsene Wenger do të zëvendësonte Gennaro Gattuso në krye të kuqezinjve. Do të kishte edhe një rol më aktiv në bashkëpunim me drejtorin sportiv, brazilianin Leonardo.