Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata jep vendimin për Ervis Martinajn, në burg edhe 30 ditë


 

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për masën e sigurisë për Ervis Martinajn, një nga personat e përfshirë në vrasjen e ish-Bllokut, që mbeti i plagosur.

Gjyqtari Artan Gjermeni i cili i dha afro 1 muaj kohë prokurorisë për të sjellë prova të tjera, dha vendimin për t’a lënë Martinajn “30 ditë arrest me burg”, duke i konsideruar provat e paraqitura dje nga prokuroria si të pavlefshme. 

Provat që Prokuroria dërgoi në Gjykatë, ishin fakti se në duart e Ervis Martinajt kishte gjurmë baruti, dhe komunikimet në Telegram, ku ai kërkonte shokëve të tij që të vinin me armë.

Prokuroria këmbënguli në kërkesën për arrest me burg pa afat, me  argumentin se Martinaj përdor një pasaportë kosovare dhe nëse lihet i lirë arratiset.

Por gjyqtari Gjermeni i konsideroi këto prova si të pavlefshme. 

Martinajt i mbaronte sot afati për masën e sigurisë prej 30 ditësh qëndrimi në burg dhe gjykata la në fuqi të njëjtën masë sigurie.

Mbrëmjen e 5 tetorit, mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:50, brenda mjediseve të lokalit “Monopol”, në pronësi të Redi Popeskut. 

Në kërkim u shpallën grupi tjetër, Ervin Mata ( i dashuri i Elvana Gjatës), Fabio Allushi, Mevjol Bilo, (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës).

Edhe pse në fillim u përfol se sherri ndodhi për këngëtaren Elvana Gjata, i dashuri i së cilës Ervin Mata mori hak pasi e ngacmuan, më vonë në hetime u përfshi edhe pista e konflikteve të mëparshme për çështje droge.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *