Vendosni fjalën kyçe....

Sot një El Clasico ndryshe, pa dyshen Messi-Ronaldo


Nuk do të jenë Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo, të dy për motive të ndryshme. Por, magjia e “El Clasico”-s mbetet e pakrahasueshme me çdo ndeshje të futbollit botëror, edhe pa dy protagonistët e klasit të dekadës së fundit.

Sot në orën 16:15 fillon përballja emocionuese në La Ligën spanjolle, mes dy gjigantëve që luftojnë për titullin, por vijnë me klasifikim dhe ecuri të ndryshme.

Pas plot 11 vitesh pa Ronaldon dhe Messin në fushë, tani “klasikja” që mbledh miliona tifozë para ekranit të vogël do të impenjojë në “Camp Nou” dy trajnerë, që nuk janë në kulmin e tyre në pankinat respektive.

Edhe pa protagonistët e “Topit të Artë” pritet të ketë shkëndija, me lojtarë të tillë si Suarez, Coutinho, Bale dhe Ramos.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *